Një gjykatë në Stamboll ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për kryeministrin izraelit në lidhje me ndërhyrjen ndaj flotilës humanitare Sumud që drejtohej drejt Rripit të Gazës.
Gjykata tha se kërkesa kishte për qëllim të siguronte paraqitjen e Netanyahut në seancë.
Vendimi nuk do të thotë që INTERPOL-i ka lëshuar një Njoftim të Kuq/ Red alert.
Turqia duhet ta paraqesë kërkesën në organizatën ndërkombëtare të policisë, e cila do ta shqyrtojë atë për pajtueshmëri me rregullat e saj.
Një Njoftim i Kuq është një kërkesë drejtuar policisë në të gjithë botën për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstradimit ose ndonjë veprimi tjetër ligjor.
Prokurorët turq akuzojnë Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë izraelitë për krime kundër njerëzimit, burgosje të paligjshme, torturë dhe shkelje të tjera.



