Agron Shehaj thotë vila është shitur 15 milionë €. Topi në fushën e Taulantit!

spot_img
Advertisements

Sipas deklaratës së tij të pasurisë, deputeti Agron Shehaj ka shitur në Itali një pasuri të përbërë nga truall dhe ndërtesë me sipërfaqe 251 m² për 15 milionë euro, rreth 60 mijë euro për metër katror. Në po të njëjtin vit, 2025, tregu real italian vendosi çmimin për një pronë pakrahasimisht më të madhe.

Villa Solenzana, rezidenca e aktores Whoopi Goldberg në Stintino të Sardenjës, e projektuar në vitet ’60 nga arkitektët Alberto Riva dhe Fred Drugman, me 810 metra katrorë sipërfaqe banimi të ndarë mes vilës kryesore, dy dependancave dhe një banese për personelin, e vendosur në një gadishull tërësisht privat me dalje në det nga tri anë, me molo privat, pishinë me ujë të kripur dhe park mesdhetar, u shit për 12 milionë euro te një blerës i pasur zviceran. Prona e një ylli të Hollywood-it, me trefishin e sipërfaqes së banimit, me bregdet privat dhe akses për helikopter, kushtoi pra 3 milionë euro më pak se 251 metrat katrorë pa emër e pa adresë të deputetit shqiptar: rreth 14.800 euro/m² kundrejt 60.000 euro/m². Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë përjashtim. Në renditjen e vilave më të shtrenjta në shitje në Itali në 2025-n, me saktësisht 15 milionë euro, ofrohej një vilë moderne 400 m² me 10 dhoma e pishinë panoramike në Villasimius, Sardenjë, ose një mini-resort i tërë me katër vila në një truall 3.000 m² në Rudalza të Porto Rotondos. Të dyja disafish më të mëdha. Shifra e deklaruar nga Shehaj nuk përputhet kështu me transaksione të tjera të dokumentuara të tregut italian të atij viti.
Shpjegimi i vetëm i mundshëm tregtar do të ishte një aset komercial me vlerë të veçantë të truallit ose të drejta ndërtimi mbi të, por as ai vetë dhe as mediat që e akuzojnë (dyshimet për pastrim parash mbeten akuza mediatike, pa asnjë procedim zyrtar) nuk kanë bërë publike kontratën, adresën apo blerësin, të dhëna që në Itali janë të regjistruara e të verifikueshme në kadastër dhe që do ta mbyllnin çështjen brenda një dite të vetme.
Pse topi është në fushën e Taulantit. Ai në fakt bëri shumë mirë që e evidentoi këtë fakt, por lind pyetja, e bëri për t’i thëne Agronit “mos fol!”, apo e bëri për të mirën e popullit.
Populli kërkon drejtësi dhe drejtësinë e bëjnë institucionet.
Prandaj Taulant: pasoje topin aty ku duhet, në prokurori.

spot_img

Latest articles

Related articles