nga Shpëtim Axhami
Dënojmë me forcën më të madhe deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunović,
Partia Lëvizja e Legalitetit dënon me forcën më të madhe deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunović, e cila, sipas raportimeve publike, është shprehur se, po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.
“Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”,
Për PLL kjo retorikë është e papranueshme, skandaloze dhe e rrëzikshme, ajo bie ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare, dëmton qëllimisht përpjekjet për pajtim dhe cenon kujtesën e viktimave të luftës në Kosovë.
PLL ju bën thirrje institucioneve dhe çdo organizmi ndërkombëtar të reagojnë ndaj kësaj deklarate dhe çdo forme të tjetër të gjuhës që nxit urrejtje, glorifikon krimet e luftës ose minon procesin e pajtimit në Ballkan dhe njëkohësisht kërkon që qeveria serbe të distancohet nga kjo deklaratë që dëmton paqen në rajonin tonë duke u munduar të justifikojë spastrimin etnik dhe genocidin serb.
Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon gjithashtu që institucionet përkatse të shtetit dhe qeverisë së Shqipërisë të mbajnë një qëndrim të qartë dhe të bashkërenduar diplomatik edhe me qeverinë e Kosovës në mbrojtje të së vërtetës historike, dinjitetit të viktimave dhe vlerave mbi të cilat ndërtohet paqja e qëndrueshme duke e dënuar këtë deklaratë të qëllimshme, skandaloze dhe të rrezikshme.
Çdo deklaratë që relativizon ose justifikon spastrimin etnik serb duhet të dënohet pa ekuivok nga të gjitha institucionet demokratike kombëtare shqiptare
Rroftë Bashkimi ynë Kombëtar🇦🇱.



