Policia e Tiranës ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për sekuestrimin e pasurive të shtetasit Harben Alla alias Arben Alla, 54 vjeç, pasuri këto që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari të paligjshme.
Allës i janë sekuestruar apartamente dhe garazh, me vlerë rreth 420 000 euro, të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.



