Ligji për investimet strategjike ka skaduar dhe nuk është më në fuqi.
Këtë e bëri të ditur ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili theksoi se qeveria po punon për hartimin e një ligji të ri.
Sipas Vengut, ligji aktual nuk do të rinovohet më, pasi deri tani ishte zgjatur nga viti në vit dhe afati i tij përfundoi në muajin qershor.
“Ky ligj ka skaduar dhe nuk prodhon më efekte juridike. Ai nuk do të rinovohet më, siç ka ndodhur në vitet e kaluara”, u shpreh Vengu



