Aksident në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, maunia i këput këmbën motoristit!

spot_img
Advertisements

Pasditen e kësaj të diele një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, një motomjet me targa greke, me drejtues Jorland Koçi, është përplasur me një kamion, me drejtues Edlir Kore.

Dyshohet se motoçiklisti ka hyrë në korsinë ku ecte maunia, e për pasojë, motoçiklisti ka humbur këmbën e majtë.

Ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

spot_img

Latest articles

Related articles