nga Shpëtim Axhami, kreu i PLL
Lëvizja Legaliteti, në emër të të gjithë përkrahësve të saj dhe mbarë kombit shqiptar, shpreh gëzimin e jashtëzakonshëm për lajmin e bukur të lindjes së Princit tonë të ri, Princ Aleksandër.
Ardhja në jetë e një fëmije është gjithmonë një bekim i madh dhe një dritë shprese për të ardhmen. Sot, gëzimi ynë është i dyfishtë pasi familja Mbretërore Shqiptare, e cila tashmë përbëhet nga Princ Leka, Princeshë Blerta, Princesha Geraldinë dhe tani pasurohet me trashëgimtarin, Princin e vogël Aleksandër.
Për ne legalistët, kjo është një ditë historike dhe tepër e shënuar. Ky gëzim familjar i përket mbarë shqiptarëve, të cilët ndajnë emocionet e kësaj dite festive me trashëgimtarët e Familjes Mbretërore.
Urojmë me zemër që Princ Aleksandër të rritet në shëndet, lumturi dhe në përputhje me vlerat më të larta të traditës sonë kombëtare.
Zoti e bekoftë Princin e vogël Aleksandër!
Zoti e bekoftë Familjen Mbretërore dhe kombin shqiptar



