Gjykata e Posaçme dënon 5 ‘ushtarët’ e grupit të ‘Revanshit’

spot_img
Advertisements

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar pesë anëtarë të një grupi kriminal, në një fraksion të dosjes së SPAK-ut të njohur si “Revanshi”, për një sërë veprash të rënda penale.

Ish-efektivi i forcave speciale RENEA, Adrian Pikli, dhe Devis Bajramaj u dënuan secili me nga 10 vite burg. Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca, si dhe Edison Muceku, u dënuan secili me nga 8 vite burg.

Armando Ndreca u dënua me 11 vite burg. Të pandehurit u shpallën fajtorë për disa vepra penale, mes tyre kultivim i bimëve narkotike, armëmbajtje pa leje, tregti e paligjshme armësh dhe sigurim kushtesh e mjetesh për kryerjen e vrasjeve.

spot_img

Latest articles

Related articles