SPAK zbarkon në KPP| Tenderi ju hoq fituesve me vlerë të ulët dhe iu dha ankimuesve

spot_img
Advertisements


Prej afro 10 ditësh, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) nuk funksionon më, pasi anëtarëve të tij u ka përfunduar mandati.

Ligjërisht, ata nuk mund të ushtrojnë më detyrën dhe KPP-ja është jashtë funksionit deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj.

Ndërkohë, në muajin maj, një prokurim publik do t’i kursente shtetit mbi 37% të fondit për instalimin e portave hyrëse-dalëse e-Gate në portet e Durrësit dhe Sarandës.

Megjithatë, KPP e ka bllokuar këtë procedurë pas ankimimit të kompanisë humbëse.

Gazetari Arsen Rusta tha në një lidhje me studion e MCN Live se:

MCN Live ka mundur të mësojë përmes burimeve se një procedim penal i hapur për një tjetër çështje ka bërë që SPAK të bjetrë në gjurmët e një dyshimi për një tjetër vepër penale sa i përket një hetimi që lidhet me tenderat dhe dyshimit për një aferë korrupsioni.

Bëhet fjalë për një tender që në muajin maj u prokurua nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara duke shpallur fitues dy kompani me një vlerë 37% më të ulët nga fondi limit. Në ato momente në media u cilësua si shfryrje korrupsioni dhe efektet e para pas goditjes së AKSHI-t.

Një ankim ka bërë që ky tender t’u hiqet fituesve me 37% me vlerë më të ulët nga fondi limit për ta marrë një tjetër kompani. Kjo ka ndodhur nëpërmjet vendimmarrjes së KPP, por ka sjellë rast sui generis pasi ankimi është pranuar. Ankimi ka kaluar përmes një vendimmarrjeje, vendimmarrja nuk është bërë publike në faqen zyrtare. Thjesht janë njoftuar palët verbalisht, por jo fizikisht, duke bllokuar një nga projektet për të dixhitalizuar pikat e kalimit kufitar në Portin e Durrësit dhe Sarandës. Gjithçka është pezulluara.

Përmes përgjimeve SPAK ka arritur të mbledhë indice se kemi të përfshirë anëtarë të KPP-së, anëtarë që deri para një jave ishin në funksion pasi ligjërisht nuk janë më në funksion. SPAK ka kërkuar nga ky institucion që të marrë të gjithë praktikën, edhe atë të vlerësimit të ofertës së parë me 37%, atë të ankimit dhe vendimarrjes që KPP ia ka hequr fituesit të parë, për t’ia dhënë ankimuesit.

spot_img

Latest articles

Related articles