Jo vetëm akses në hipoteka e zyra të larta shtetërore, por po aq edhe në brendësi të një prej operacioneve më masive kundër aseteve dhe pasurive të krimit. Ishte ky kapaciteti i anëtarëve të dosjes “Aruba”. Ata mund të verifikonin në kohë reale, madje edhe me foto, informacione sekrete nga Policia e Tiranës.
Në një prej bisedave të zbardhura nga SPAK, që ka bindur gjykatën të vendosë 20 masa sigurie, rezulton se ata dinin se do të kalonin në sitë 12 mijë persona dhe 1500 automjete. Po ashtu, ata shprehen se çdo gjë do të zgjasë pak ditë dhe se ky aksion po bëhet vetëm për lekë.
SMS nga SkyECC
Ja kishin cu ss sot formularin.
Po.
Po skan ca i bajn.
Kush ska gjana n emer.
cojn kot.
Formularin.
E di.
Po un kam 5 kompani.
Un i kam ne rregull shumicen me kredina me hua me letra ishalla spo na vje thuj.
Ishalla.
Por keq e kan ba.
Kel po.
Ka dosje per kel.
Kaq kan.
Kurse per ty vetem me u kap e me të akuzu njerzit tuj se skan asnigja.
skan ca bejn.
Sjan asi prove.
O shok kto shenime i ke ne drejtori t policis tiran ta garantoj un me jet.
Kan dosje t pa zbardhme.
Po kto gjana i kan.
Kan pergjime ambjentale dhe per kel.
Po deshe fus un nje njeri ti coj me foto ca kan.
Po mi ka than me goj kto gjana ca t thash.
Gjithsesi do i them ti coje me tito.
Kish ardh ktej dubai.
12 mi veta ishin per sit.
1500 makina per tu blloku.
Po dhe nja ni jav dhe do e ulin ritmin



