Robert Aliaj Dragot: Rama është një person që sheh ku ka lek! E ka biznes të vetin

spot_img
Advertisements

Artisti Robert Aliaj Dragot thotë se koncerti i Kanye West i cili mbështetet me 4.2 milion euro nga fondi rezervë i shtetit, është një shumë marramendëse për kushtet e Shqipërisë.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai e cilësoi si një shifër marramendëse për kushtet ku jeton ky vendi ynë dhe se Kanye West vjen në Shqipëri për paratë dhe as i bëhet vonë për vendin tonë.

Sipas tij, ata që vijnë, vijnë për të parë koncertin, nuk vijnë për turizëm për të shpenzuar para dhe se ky koncert nuk është turizëm.

Aliaj deklaroi se ata që shikojnë këtë koncert, përveç të huajve që nuk kanë lidhje me Shqipërinë, janë të gjithë zara të përdorur si marioneta, për narrativën politike.

Jam në një faze ku po sistemoj shënimet e mia, kujtimet e jetës sime dhe më çoi tek një ngjarje në Zaire në tetor të vitit ’74 tek ndeshja “Rumble in the Jungle” mes Muhammad Ali dhe George Foreman, në Zaire, Republika e Kongos sot. Po ta shohësh se kush ishte Mugutu, presidenti në atë kohë, një autorita me të njëjta karakteristika që udhëhiqet sot Shqipëria.

Korrupsioni i thellë, përvetësim fondesh shtetërore, që e përdorin ngjarjen, të cilën e ka paguar me para publike dhe ai, për prestigjin e vet personal dhe me pretendime kombëtare, gjoja do përfitojë vendi. Dhe një gjë tjetër të ngjashme me vendin tone, që kishte një mbështetje të konsiderueshme të perëndimorëve, pavarësisht pakënaqësisë Brenda vendit. Është copy paste situate.

Një spektakël i paguar nga shteti për interest dhe promovimin e vetvetes dhe injorimin e asaj që ndodhte në shesh. Me këtë që tregova, po tregojmë se çfarë epoke po jetojmë, gati 82 vjet, jo më pas Evropës, por më pas Kongos së sotme. 4.2 milionë euro, nuk është një shifër marramendëse për një shtet, por është shifër marramendëse për kushtet ku jeton ky shteti jon.

Po të jesh një baba i mire sin ë familje, prioritet ka nevojat e familjes tënde, në kuptimin edhe të avancimit ekonomik. Se nuk mund të bëjmë ne një shpëlarje të imazhit të babait me një yll siç është Kanye, për të hequr vëmendjen. Kur shohim ne Kanye, ne shohim një anti-çifut të frikshëm, një njeri që adhuron Hitlerin. Kemi ftuar personin më të gabuar dhe që nuk është pranuar në asnjë vend të bëjë koncerte. Dhe erdhi në Shqipëri, meqë gjeti ca pare, se nuk i plas për asgjë tjetër.

Është një person që sheh ku ka lek, nuk sheh asgjë tjetër përveç parasë. E zëmë se vijnë 25 mijë veta nga jashtë, njerëzit nuk shkojnë për të hedhur lekë, shkojnë për t’u kënaqur me koncertin. Janë shumë pak ata që harxhojnë. Njerëzit nuk kanë ardhur aty për të shpenzuar para, por për të shijuar koncertin. Për turizmin ka keqkuptime se turizëm është ajo që shkon njeriu për të pare diçka të re, jo për t’u ngrohur në plazh.

Unë kur shkoj me pushime eci pafund, sepse jam kurioz për të zbuluar vendin tjetër. Ky është turizmi dhe jo me varrezat siç janë resortet sot në Shqipëri. Në qoftë se më jepet biletë falas, në këtë kontekst nuk do vija, por do e shisja në vend, sepse unë nuk jam bërë ndonjëherë vegël dhe e di që ata që shkojnë nëpër këto koncerte, përveç të huajve, janë zara të përdorur si marioneta për narrativën politike. Unë nuk do merrja pjesë në këtë kontekst për ngjarjet që kemi në Shqipëri.

Kemi një protestë, një nga më të rëndësishmat që kam parë në jetën time dhe si prind e ndjej shumë afër. Sepse e di se si ndodhin ngjarjet atje. Nuk dua të bëhem vegël. Tu shesësh bileta shqiptarëve në një event ku paguajnë sërish shqiptarët. Është fyese dhe aq shtrenjtë biletat. Nuk ka asnjë dokument të tillë në një shtet demokratik, të bëjë këtë gjë. Nuk ndodh që shteti të bëjë biznes.

Janë festivale me iniciativë individuale, private, shteti nuk ka lidhje fare. Shteti madje as nuk siguron eventin, duhet ta paguash sigurinë. Kur e bën shtetit për qëllime shpëlarje, për qëllime që të heq vëmendjen, është një maskarëllik.

spot_img

Latest articles

Related articles