Një operacion rutinë i Policisë së Shtetit në muajin shkurt të vitit 2025 kaloi pa shumë bujë, teksa u lajmërua se një 42-vjeçar ishte prangosur, i akuzuar për mashtrime dhe organizatë kriminale, kryesisht në dëm të dhjetëra shtetasve gjermanë, francezë dhe të disa shteteve të tjera. Komunikata e Policisë Shqiptare ishte shumë e thatë, me inicialet e të kërkuarit, R.G, (Roy Garine) ndërkohë që shumë shpejt ndaj tij filluan edhe procedurat e ekstradimit nga Shqipëria në Gjermani.
Operacioni policor erdhi në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Gjermanisë dhe rrjetin ndërkombëtar për personat në kërkim, teksa ndalimi u bë në zonën e Komunës së Parisit. Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për mashtrim të përsëritur, teksa ai kishte kombësi izraelite dhe shtetësi kanadeze.
Çështja kaloi në rrugë gjyqësore, ku personi që ishte ndaluar quhej Roy Garine, një izraelit që kishte mashtruar gjithë botën, i cili kishte disa pseudonime; Roy Garine (alias Roy Garin, alias Mikael Finkle, alias Jean Merignac).
Disa muaj pas këtij operacioni, 42-vjeçari u ekstradua në Gjermani, ku po përballet me akuzat e rënda, ndërkohë që muajt e fundit, drejtësia shqiptare ka informacione tepër të bollshme për aktivitetin e Roy-t në Shqipëri, në një nga aktivitetet më fitimprurës të viteve të fundit, Call Centerat, ku zyrat në Shqipëri kontrollohen nga eksponentë ndërkombëtarë, duke bashkëpunuar me grupe të mëdha kriminale e madje edhe me zyrat e shtetit.
Rrjeti i hakerave të Homeland Justice, që bënë një sulm kibernetik faqeve shtetërore disa vite më parë, ka publikuar një pjesë të aktivitetit të Roy Garine, ku faktohet pikërisht se 42-vjeçari izraelit ishte futur në sektorin e pastrimit të parave, që kishin si prejardhje Call Centerat. Ka dyshime të mëdha se një nga bashkëpunëtorët e Roy-t është edhe një shtetas shqiptar, Kevin Shytaj, i cili rezulton se është personi që bën rolin e menaxherit/ marrë me shkurtime nga Voxnews



