Policia ka zbardhur konfliktin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë, ku disa persona u përfshinë në një sherr me sende të forta dhe mjet prerës, për motive të dobëta.
Si rezultat i hetimeve, janë arrestuar në flagrancë Luçiano Nurçja, 46 vjeç, Albert Lika, 44 vjeç dhe Enea Kurti, 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ndërkohë, A. I., 33 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spital, është proceduar penalisht në gjendje të lirë.



