Nadir Çausholli i “CFO Pharma”, sherr me grushta në mes të Tiranës

spot_img
Advertisements

Nadir Çausholli, pronari i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma” është përfshirë në një sherr banal dhe të dhunshëm. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të Hëne (6 korrik 2026), në zemër të ish-Bllokut, pranë qendrës së Tiranës.

Çausholli është përleshur me një person tjetër, i cili mësohet se Mirton Lika (rezulton më dosjen Veliaj) është pronari i një lokali në zonë. Ky i fundit ka dorëzuar një kallëzim penal në Polici ndaj Çaushollit për “kanosje” dhe “shkatërrim prone”.

Reagimi i Policisë:

TiranëSpecialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. Ç., 48 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”.Ky shtetas, më datë 06.07.2026, në rrugën “Ibrahim Rugova”, gjatë një konflikti të ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij.Nga ana tjetër, shtetasi N. Ç. ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga shtetasi M. L.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest articles

Related articles