Behgjet Pacolli i nxjerr të palarat Buzhalës: Fillove të sulmosh sapo të ndërpreva pagesat

spot_img
Advertisements

Behgjet Pacolli ka reaguar me tone të ashpra ndaj gazetarit Berat Buzhala pas një kronike të këtij të fundit për Aeroportin e Vlorës. Pacolli e akuzon Buzhalën për shpifje dhe tendenciozitet, duke pretenduar se dikur e ndihmoi personalisht duke transportuar prindërit e tij me avion privat në Zvicër për trajtim mjekësor dhe duke mbuluar kujdesin gjatë qëndrimit të tyre.Në reagimin e tij, Pacolli thotë se nuk e kishte bërë kurrë publike këtë ndihmë, por vendosi ta tregojë tani, pasi sipas tij, Buzhala po zhvillon një fushatë shpifjesh ndaj tij. Ai paralajmëron gjithashtu se do të publikojë edhe fakte të tjera që, sipas tij, tregojnë “anën tjetër të medaljes”.

spot_img

Latest articles

Related articles