Vendos mandatin tim në dispozicion, deputeti i Partisë Agrare, Artan Luku propozon 3 reforma

spot_img
Advertisements

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Artan Luku i bën thirrje parlamentit dhe kolegëve të tij të mos injorojnë më zërin e qytetarëve, të cilët prej 31 ditësh kërkojnë një Shqipëri të re.
Ligjvënësi i Partisë Agrare Ambientaliste përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan se si deputet i Partisë Agrare Ambentialiste është gati ta vendos mandatin e tij në shërbim të forcimit të demokracisë, duke mbështetur drejtpërdrejtë 3 çështje kryesore, “shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura, reformimin e ligjit për referendumet dhe ndryshime kushtetuese për një sistem zgjedhor proporcional kombëtar, me lista të hapura, duke ruajtur përfaqësimin me 140 deputetë.

” Prej 31 ditësh qytetarët protestojnë dhe kërkojnë të dëgjohen, ndërsa Parlamenti vijon të sillet sikur ata janë armiqtë e vendit. Kjo sjellje institucionale është e pajustifikueshme në një demokraci përfaqësuese, ku detyrimi kushtetues dhe përfaqësues është dëgjimi, reagimi dhe trajtimi i kërkesave të qytetarëve!
Parlamenti nuk mund të jetë indiferent përballë një proteste që zgjat prej më shumë se një muaji.
Protesta nuk është kërcënim për demokracinë, kërcënim është injorimi i saj!

Si deputet i Partisë Agrare Ambientaliste, vë mandatin tim në shërbim të çdo nisme që forcon demokracinë dhe u rikthen qytetarëve të drejtën për të vendosur drejtpërdrejt për çështje me rëndësi kombëtare” shkruan Luku duket theksuar 3 prioritetet kryesore.
✅Shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

✅Reformimin e ligjit për Referendumet sipas modeleve më të avancuara evropiane, përfshirë modelin zviceran.

✅ Ndryshime kushtetuese për një sistem Proporcional Kombëtar me lista të hapura duke ruajtur përfaqësimin me 140 deputetë.
Luku, thekson se sovraniteti i përket qytetarëve dhe asnjë Parlament nuk mund të vijojë ta injorojë atë!

spot_img

Latest articles

Related articles