BKH bën arrestimin e parë (pa policinë), kap trafikantin me 4 emra

spot_img
Advertisements

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë arrestuar në Durrës Adi Çobo Bazholin. Ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane për grup kriminal dhe trafik droge.

Çobo fshihej në një banesë ne qytetin bregdetar.

Ai është i akuzuar në dosjen “Ura”.

Në aksionin për kapjen e tij nuk është përfshirë Policia e Shtetit. Ky është rasti i parë që një arrestim kryhet nga BKH pa përfshirjen e policisë.

Sot kryeprokurori i SPAK Klodian Braho foli për ngritjen e një strukture brenda Prokurorisë së Posaçme që të bënte vetë arrestimet.

Kush është Adi Çoba, si kreu i rrjetit kriminal të trafikut të drogës

Adi Çoba është një personazh i panjohur për drejtësinë shqiptare, por për herë të parë shfaqet në skenë pas operacionit Ura që goditi një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Ai mbetet një figurë misterioze, por në dosjen e drejtësisë italiane për këtë operacion,, Adi Çoba shfaqet si organizatori i rrjetit të trafikut të kokainës në Itali.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Adi Çoba rezulton të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.

Në dosjen italiane thuhet se Adi Çoba, “në cilësinë e kreut dhe promovuesit të grupit, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të grupit”.

Veprimtaria kriminale e këtij grupi është zbardhur nga bisedat në SkyECC, por edhe nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Shumë pak flitet për Adi Çobën, një person që duket se qëndron në hije, por në fakt të gjitha të dhënat dhe dëshmitë në dosjen italiane e përshkruajnë si kokën e grupit.

Çoba shfaqet si organizatori kryesor i rrjetit dhe grupin e drejtonte nga Durrësi, ndërsa më pas në rol futej edhe Visi i Pojës, i cili sigurohej që trafiku i drogës të kryhej me sukses drejt Italisë. Në dosjen italiane rendit një rast kur vetë Çoba është përfshirë në trafikun e kokainës në janar 2022 ku nga Shqipëria u dërguan drejt Italisë 24.850 kilogramë heroinë, nga të cilat rreth 12 kg ishin të papërpunuara dhe pjesa tjetër e ndarë në 24 pako të gatshme për t’u shitur. Heroina u prit në Itali nga Agron Ganaj, i cili e përpunoi dhe paketoi një pjesë të saj në një banesë në Noicattaro në Bari, ndërsa më pas tentoi ta shpërndajë në treg. Lënda narkotike u kap nga autoritetet italiane më 10 janar 2022.

Adi Çoba është 34 vjeç, lindur më 07.08.1991 në Durrës. Por, anëtarët e grupit kriminal e njihnin ndryshe edhe si “Bazholi”, “Bisha”, “I shëndoshi”, “Cigani”. Të katër “nofkat” që përdorte Çoba shfaqen në dosjen italiane

spot_img

Latest articles

Related articles