Pelikani kaçurrel i gazetarisë së Prishtinës Berat Buzhala, pasi nxorri në dritë Mundësinë e Gon Shehut, është angazhuar në një dyluftim intelektual me biznesmenin e Allishverishit (podcast) Gjergj Ndrek Luca.
Isha mbrame ne podcast te Gjergj Luca 🤯. E di e di, krim kardinal me u socializu me nje oligark ne kete kohe vlimesh shoqerore, ku ende nuk jemi plotesisht te sigurte, a kena me perfundu ne gijotine, prapa grilave, apo duke e gllaberuar pronen e perbashket.
Varet prej meshires se Ikballe Hudutit me shoqe. Nejse, biseda me Gjergjin shkoi mire.
Baba i Gjergjit, Ndreka, ka qene hero i krejt neve qe jemi rrite me filma te Kinostudios, prandaj s’pat kuptim me refuzu ftesen 😅.
Tash cka kam me thane me siguri me shtyn me shkele neper fushe te minume, por do ta them, ishalla njanen kame ma gjune ne Sarande e tjetren ne Shkoder ✊.
Nuk e di ku ishte ai kompleksi, ku e bem podcastin, por e di qe ishte dikund kah Elbasani.
Dicka kam lexu ne te kalumen, qe Gjergjit Edi ia ka FALE do toke, ama nese shkoni me e keqyr ate resort, keni me ia bo hallall kete krim 🫣.
Resorti nuk eshte qe ishte ndertu mbi ndonje zone te mbrojtun ku ka flamingo, sepse dukej qe ishte ne mes te ca kodrave. Gjithashtu, nuk ishte as afer bregut te detit.
Nuk mu duk qe ishte as pune e droges (edhe pse doren ne zjarr ne keto kohe nuk mundem me e shti as per Gegen tem).
Gjergji merret me peshq. Nese nuk gaboj e ben kultivimin, importimin dhe eksportimin e tyre. Veprimtari boll komplekse. Edhe blen peshk, edhe shet peshk, edhe kultivon peshk.
Cdo gje behej brenda kompleksit, ose resortit, por organizimi ishte aq delikat, aq i paster, sa ti nuk e kuptoje qe po shetisje realisht brenda nje fabrike qe i qarkullon miliona euro.
Keto dite me i qarkullu miliona euro mekat mortor. Sa me i varfer aq me i dobishem per shoqerine. Cfare fjalie kontradiktore eshte kjo e fundit.
Nejse, ne zingjirin e veprimtarise se Luces jane te punesuar, prej qindra deri te mijera punetore, varesisht prej sezonit.
Me tha Gjergji, qe per nje lloj te peshkut e pushtu tregun e vendeve nordike mbi 50 perqind. Paramendoje, me ju shite peshk nordikeve.
Gjergji nuk eshte i vetedijshem qe une do te shkruaja dicka per ate cfare pashe mbrame, por nuk pata çare. Jam fascinu me ate galeri/resort/fabrike.
Kushedi cka keni me komentu perfuni, ama s’kam cka me ju bo. Ckado qe i ka ndihmu shteti Luces, me te pas ndihmu ty, ti vec e kishe shkaterru krejt.
Restorani pastaj ke me pese yje.



