Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontrolle ndaj disa punonjësve të Hipotekës së Vlorës, në kuadër të një hetimi që lidhet me çështjen e tokave në Zvërnec.
Burime bëjnë me dije se në fokus të hetimeve janë katër zyrtarë: Rembrand Dine, Vanessa Bylo dhe Ergyst Skenderi.
Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të veprimeve hetimore të SPAK, ndërsa dyshohet se ato lidhen me procedurat e administrimit dhe regjistrimit të pronave në zonën e Zvërnecit.
Prej disa kohësh, SPAK ka nisur hetime mbi mënyrën e përfitimit të tokave në zonën e mbrojtur të Zvërnecit nga një rrjet i dyshimtë individësh dhe kompanish, si edhe mbi procedurat e zbatimit të projektit për ndërtimin e resorteve turistike, i promovuar si një investim i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner.
Deri më tani, SPAK nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë operacion dhe nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi veprat penale për të cilat po kryhen hetimet



