Zyra Kundër Drogës në Departamentit e Shtetit DEA, rezulton se ka pikasur dhe zbuluar trafikantët shqiptarë të grupit ARUBA disa kohë përpara se ata të goditeshin nga SPAK.
Janarin e dy viteve më parë DEA nëpërmjet ambasadës së SHBA-ve në Tiranë do t’i kërkonte shqiptarëve të bashkëpunonin me të për çdo informacion mbi narkotrafikantët.
Ishte ky postimi i cili solli një numër të lartë reagimesh si politike dhe publike në vend:
Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].
Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.
E teksa kjo ftesë më 19 Janar 2024 u bë në shqip dhe anglisht rezulton se vite më parë DEA i ishte vënë nga pas trafikantëve shqiptarë. Këtë e fakton dosja më e fundit e SPAK njohur si dosja Aruba.
Në një prej bisedave ndërmjet trafikantëve shqiptar në vendimin prej afro 1000 faqe siguruar nga FactCheck, flitet edhe se si DEA ka goditur grupin e kokainës duke i kapur në flagrancë mallin. Biseda është zhvilluar ndërmjet Franc Copja dhe Luçiano Koçekut.
“I huma nja 50 buk digje 🙂”
“Ca thu”
“Po po”
“Mi patën fut vlonjatët nga Brazili për në Spanjë me anije, këshu që i marrin në ujë”
“Kjo anija e Spanjës që i solli i paskan qen DEA”
“I sollen në Spanjë, u thanë i nxorëm, çdo gjë në rregull”
“I kërkun lek për daljen, vlonjatëve i thanë zhdum mall, hyni borgj ky i shkret”
“Kur i sollen fugonin gjëja me mall plot me agjent”
“Gjithë i infiltruem”
“Ça flet”
“Buuuuu”
“Operacion i madh”
“4 veta kan kap”
“4 veta kan kap”
“2 mil euro”
“Shif mos t’bo kush muhabet”
“Tresure boat”



