Thellohet bilanci. Shkon në 64 numri i studentëve të helmuar në Akademinë e Sigurisë nga ushqimi i kompanisë Sori.al në Tiranë.
60 kursantë morën mjekim në urgjencën e QSUT-së të mërkurën në mbrëmje dhe të enjten, 4 të tjerë janë paraqitur sot me të njëjtat simptoma, diarre, të vjedhja dhe probleme të tjera.
Ndërkohë që ka nisur hetimi për rastin për kompaninë dhe jo vetëm. Kjo është hera e dytë që ndodh helmimi brenda pak javësh. Administratorja e kompanisë Alma Tafani do të merret sot në pyetje nga autoritetet.



