Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 policë në spital

spot_img
Advertisements


Skandali është përsëritur sërish! Rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk kanë shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se kursantët kanë shfaqur mbrëmjen e së enjtes simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke dhe janë transportuar në grupe drejt spitalit, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime bëjnë me dije se dyshimet e para lidhen me ushqimin e furnizuar nga kompania e kateringut Sori Al që shërben pranë institucionit.

Ky është rasti i dytë i ngjashëm që raportohet brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë.

spot_img

Latest articles

Related articles