Gazetarja e CNN, Isa Soares, me anë të postimit të disa fotove në rrjetin e saj instagram ka publikuar disa mesazhe të dërguar nga protestuesit në Shqipëri të cilët prej javësh kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Soares ka vendosur të publikojë disa prej tyre, duke ruajtur anonimatin e autorëve.
Në mesazhet e publikuar prej Isa Soares, ngrihen shqetësimet për largimin masiv të të rinjëve nga vendi, nivelin e pensioneve, gjendjen e sistemit shëndetësor dhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballen familjet shqiptare




