Policia e Dubait kap të kërkuarin e SPAK, Mir Pepa

spot_img
Advertisements

Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim SPAK, është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë. Autoritetet shqiptare dhe ato të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë bashkëpunuar për lokalizimin dhe arrestimin e Pepës, ndërsa procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë pritet të nisin në vijim, sipas Euronews.

Mir Pepa, është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i cili u godit nga SPAK pak kohë më parë, në prill të këtij viti, në kuadër të trafikur ndërkombëtar të drigës. Organizata kriminale, trafikonte sasi të mëdha kokaine mga Amerika Latine drejt disa vendeve europiane.

Grupi kriminal i përbërë prej më shumë se 10 personash, mësohet se udhëhiqej nga 4 vëllezërit, Jetmir, Aleks (i njohur ndryshe si Shkëlqim), Urim dhe Lekë Pepa.

Urim Pepa, thuhet se ka ndërruar jetë në një aksident rrugor, por komunikimet e bëra në Sky Ecc, zbulojnë se ishte në përplasje me vëllezërit e tij, për paratë e drogës.

spot_img

Latest articles

Related articles