Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nën presion nga monopoli dhe korrupsioni

spot_img
Advertisements

Në Forumin e Biznesit “Si po ecën ekonomia?”, të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Revista Monitor, u prezantuan gjetjet më të fundit mbi klimën e biznesit në vend, ku u evidentuan disa nga shqetësimet kryesore të sektorit privat.

Drejtori ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj, theksoi përkeqësimin e disa treguesve dhe shqetësimet e bizneseve për klimën aktuale ekonomike.

“Shqetësime kryesore janë monopoli, korrupsion dhe konkurrenca e padrejtë. Këta tregues kanë shënuar rënie, përveç gjetjes së stafit të kualifikuar. Po flasim për një përkeqësim sistematik sa i takon marrëdhënies së biznesit me politikat e institucioneve. Ka rënë klima e biznesit dhe mbetet nën minimumet historike. Kjo përbën një alarm për të gjithë ne, sidomos për biznesin,” tha Mullaj.

spot_img

Latest articles

Related articles