Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë.
“Në zbatim të nenit 17 të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Z. Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës dhe mban gradën Drejtues Madhor.”, thuhet në njoftim.
Zereci është lindur në Tiranë dhe ka përfunduar shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”, ndërsa më pas ka ndjekur studimet e larta në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në specialitetin “Gjithëarmësh”.



