‘Shefe si të kam’? Përgjimet se si Erion Isai me Çanon vidhnin miliona euro

spot_img
Advertisements

Këtë të premte Prokuroriae Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isain dhe 11 të tjerë të akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe bashkia.

Sipas SPAK, Erion Isai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim të detyrës.

Sipas detajeve të tjera nga dosja e SPAK, rezulton se administratorja e kompanisë, “A&E Engineering”, Entela Çano kishte lidhje të ngushta me Isain, me të cilin komunikonte shpesh edhe me mesazhe.

Në qendër të dosjes qëndron tenderi për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, me fond limit 2.88 miliardë lekë me TVSH.

Isai e orientonte Çanon përmes bisedave në WhatsApp për tenderët, ndërsa kompania e saj rezulton mbikëqyrëse e shumë punimeve të mëdha të kryera pothuajse gjithmonë nga të njëjta firma ndërtuese.

Hetimi ka zbuluar se Entela Çano nuk është favorizuar vetëm në tenderin e rrugës Korçë-Ersekë. Edhe procedura për supervizimin e punimeve, me fond limit 22.7 milionë lekë, sipas SPAK, është orientuar në favor të kompanisë së saj.

Biseda e përgjuar mes Çanos dhe Isait

Erion Isai: Mirëmëngjes… shefe si të kam?

Entela Çano: Po njoftoj inxhinierin t’iu sjellë projektin.

Erion Isai: Nesër do të jem në Tiranë, më duhet projekti i fshatrave që ta kaloj te këshill teknik.

Erion Isai: Me duhet deri te premten lista me emrat e fshatrave dhe vlerat për çdo fshat vëlla. Një zjarr të luteeeeem!

Entela Çano: Pa merak, do bëj të pamundurën që të premten ti dorëzojmë.

Ndërsa në lidhje me ujësjellësin hetimi zbuloi se vlera maksimale e mbikëqyrjes ishte 8.3 milionë lekë pa TVSH, i cili përkon me fondin limit të prokurimit ku fitues shpallet operatori që ofron ofertën më të afërt me vlerën minimale të llogaritur nga autoriteti kontraktor, por jo më poshtë se ajo.

spot_img

Latest articles

Related articles