‘O Visi, 2 paketa’. Maks Haxhia behet “rrap”! 26 vite në krye të Dhomës Kombëtare të Avokatisë

spot_img
Advertisements

Avokatët nga e gjithë Shqipëria u mbledhën sot në Tiranë për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Kandidat i vetëm në këtë garë është Maks Haxhia, i cili mban këtë detyrë prej vitit 2000.

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të DHASH, 96 të pranishëm, kanë votuar me 92 vota PRO rizgjedhjes së Haxhisë, ndërsa 4 vota të tjera janë shpallur të pavlefshme.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm dhe profesori Maks Haxhia drejton Dhomën Kombëtare të Avokatisë prej 26 vitesh.

Profili i Maks Haxhisë

Maks Haxhia është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1982, ndërsa në vitin 1985 është diplomuar edhe në Fakultetin e Ekonomisë. Ai mban disa tituj akademikë, si “Kandidat i Shkencave”, “Doktor i Shkencave Juridike”, “Profesor i Asociuar” dhe “Profesor”.

Gjatë karrierës së tij ka kryer specializime në Shqipëri dhe jashtë vendit, përfshirë edhe një specializim në Universitetin e Harvardit.

Në vitin 1992, Haxhia ka mbajtur detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë. Ai iu bashkua Dhomës Kombëtare të Avokatisë në vitin 1992 dhe është kryetar i saj prej vitit 2000. Gjithashtu, prej të njëjtit vit është anëtar i bordit të Shkollës së Magjistraturës.

Për periudhën 1985–1992 ka ushtruar profesionin si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, ndërsa prej vitit 1997 është pedagog me kohë të pjesshme në Shkollën e Magjistraturës. Ai është kryetar i Komitetit Shkencor të Shkollës së Avokatisë dhe lektor përgjegjës në këtë shkollë prej janarit 2013.

Në vitin 2002, Haxhia ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të zyrtarëve publikë dhe disa nëpunësve publikë”, si dhe autor i ligjit “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i stafit teknik për hartimin e Kushtetutës në vitin 1998, si dhe autor i disa librave dhe artikujve.

spot_img

Latest articles

Related articles