“Prej 4 vitesh po punojmë për një resort të klasit botëror në Sazan” – Kreu i “Sazan Coast”

spot_img
Advertisements

Një kompani e emëruar “Sazan Coast”, ka reaguar në X lidhur me projektin në ishullin e Sazanit. Deklarata është bërë nga kreu i “Sazan Real Estate Development LLC”, i cili shkruan se prej katër vitesh po punohet për një destinacion të klasit botëror, por në fund vendimi i takon Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

“Prej katër vjetësh, ne kemi punuar për të krijuar një destinacion të klasit botëror në bregdetin shqiptar – një destinacion i rrënjosur në dizajn të menduar mirë, kujdes mjedisor dhe mundësi ekonomike afatgjata.

Qëllimi ynë është i thjeshtë: të festojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë. E ardhmja e saj në fund të fundit do të përcaktohet nga Shqipëria dhe populli shqiptar”. – shkruhet në deklaratën e publikuar në X.

Abehsera, i cili rezulton me profesion arkitekt, ka qenë më herët në Shqipëri. Në studion e emisionit “Opinion” në maj 2024, ai ka folur për projektin në Sazan. Ai deklaronte asokohe se përfundimet në Sazan e Zvërnec mund të zgjasin për rreth 10 vite ndërsa do ndaheshin në tre faza.

spot_img

Latest articles

Related articles