A ka një deputete të PD që gjen guximin ta ndjekë shembullin e Marjana Koçekut?

spot_img
Advertisements

nga Taulanda Jupi

Shqipëria ka nevojë për më shumë përfaqësues që vendosin parimet mbi interesin politik të momentit dhe qytetarin mbi partinë.

Na duhen më shumë deputetë si Marjana Koçeku.
Megjithëse nuk ndaj të njëjtat bindje politike me të, vlerësoj kurajën e saj për të vendosur parimet mbi interesin partiak dhe për të dëgjuar atë që kërkojnë qytetarët.

Një nga cilësitë më të rëndësishme të një politikani është aftësia për të dëgjuar. Jo vetëm kur qytetarët të duartrokasin, por edhe kur të kërkojnë të reflektosh, të korrigjosh kursin ose të mbash një qëndrim që mund të mos i pëlqejë partisë tënde.

Vendimi i Marjana Koçekut ka vlerë sepse na kujton një të vërtetë që politika shqiptare e ka harruar prej kohësh: mandati i deputetit nuk është pronë e partisë. Ai është një besim i dhënë nga qytetarët.

Prandaj pyetja mbetet: a ka sot në Partinë Demokratike qoftë edhe një deputete që do të vendosë qytetarin mbi liderin dhe parimet mbi interesin për mandadin e radhës?

spot_img

Latest articles

Related articles