Rama sulmon protestuesit me fjalë fyese: Hajvanë! Po dëmtojnë turizmin

spot_img
Advertisements

Në rubrikën ‘shënimet e javës’ në podkastin e tij “Flasim”, Rama i konsideroi protestuesit si ‘hajvanë’ me mendësi fashiste, që siç thotë ai, nuk duhet të lejohet.

Sipas Ramës këto protesta po dëmtojnë turizmin në Shqipëri, pasi janë anuluar shumë rezervime nga turistët e huaj.

“Është e patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish, që një parti apo një konglomeratë partish, apo që nuk e di, quani si të doni, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: “O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj”. Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur”.

spot_img

Latest articles

Related articles