Avokati i Popullit i ka kërkuar Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës të ndërmarrin inspektim urgjent në një subjekt privat, pas publikimit në rrjetet sociale të një rasti ku dy të mitur dyshohet se janë të angazhuar në punë ndërtimi në një kantier të biznesmenit Gjergj Luca.
Avokatit të Popullit ka kërkuar verifikim të menjëhershëm të rrethanave dhe marrjen e masave për mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në këtë rast.
“Punësimi i të miturve është i rregulluar rreptësishtë nga legjislacioni shqiptar i punës dhe nga detyrimet ndërkombëtare që Shqipëria ka marrë përsipër përmes Konventës për të Drejtat e Fëmijës. Në këtë kuadër, institucionet përgjegjëse janë thirrur të veprojnë me urgjencë për të garantuar zbatimin e ligjit.
Avokati i Popullit ka bërë të ditur se do të ndjekë nga afër veprimet e autoriteteve dhe do të monitorojë nëse janë përmbushur detyrimet ligjore, duke informuar publikun mbi konkluzionet e hetimit administrativ.”
Kujtojmë se dy ditë më parë biznesmeni publikoi në llogaritë e tij në rrjetet sociale video nga kantieri i tij i ndërtimit duke filmuar dy të mitur të moshave 14-15 vjeç teksa punonin




