Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me megaoperacionin e SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku u godit një rrjet kriminal droge që merrej dhe me pastrim parash.
Mësohet se një prej personave për të cilën është dhënë masë ‘arrest në shtëpi’, biznesmeni Edmond Jaupi, rezulton të jetë vëllai i Elidiana Çelajt, që është aktualisht drejtoreshë e AKUK-ut (Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve).
Kujtojmë se Çelaj më herët ka qenë drejtoreshë e bizneseve VIP te Drejtoria e Tatimeve. Sakaq, Jaupi rezulton të jetë CEO i Daikin/Esc, kompani kondicionimi.
Sakaq, SPAK lëshoi 20 masa, nga të cilat 15 në ‘arrest me burg’ dhe 5 në ‘arrest shtëpie’.



