Një prej emrave më kontroversë të botës së krimit, Artur Koceku, është shpallur në kërkim së bashku me vëllain e tij, Abedin Koceku, në kuadër të aksionit të SPAK që goditi një prej grupeve më të strukturuara kriminale, të dyshuar për trafik kokaine dhe pastrim parash.
Vëllezërit Koceku janë vendosur në Dubai prej shumë vitesh. Emrat e tyre u përfolën gjerësisht pas një konflikti të ndodhur në një nga lokalet luksoze në Palasë.
Në pranga, në kuadër të të njëjtit operacion, është vënë Orgest Bircaj, pronari i kompanisë “Top Seven”, e cila zotëron qindra makina luksoze.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim Erion Rama dhe vëllai i tij, nipat e Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”, i ekzekutuar më 9 mars 2003 në kompleksin luksoz “Kartodromi”.
Në kuadër të të njëjtit aksion është vendosur në arrest shtëpie Edmond Jaupi, nipi i një prej zyrtarëve më të lartë të Policisë së Shtetit.



