Av. Spartak Ngjela: Liria ka pushtuar të rinjtë shqiptar, revolucion ideor

spot_img
Advertisements

Ende politika shqiptare sot është e paqartë.
Studentët dje dolën në një demonstratë
madhështore që pati jehonë në Evropë dhe në Amerikë.
Por demonstrata pati sukses, sepse ishte kundër të dy liderëve të PS dhe PD.
Dhe ky ishte një fakt me vlerë historike për këtë kohë, sepse dihet se këto lloj protestash e kanë zhvilluar edhe Evropën kur ajo e shkuli feudalizmin si ide dhe si sundim shoqëror.
Studentët dje ishin të qartë.
Kurse të dyja partitë e mëdha ranë në heshtje.
Kjo protestë i tha Ramës dhe Berishës:
Largohuni, se kjo nuk është koha juaj!
Prandaj duhet pritur, sepse koha sot po kërkon ndryshim drejt progresit në Shqipëri…
Dhe dje u pa se ky progres është në dore të studentatit shqiptar nëTiranë.
Sukses do të kenë.
Kjo është e kuptueshme, sepse Studentet Progresivë nuk i pranuan pranë vetes, Galloshet e Vjetra të Shqipërisë.
Suksesi i tyre mendohet se do të vijojë…
Shqipëria është në një revolucion ideor që vjen nga qytetërimi perëndimor dhe po drejtohet nga rinia studentore dhe intelektualët e afirmuar të kësaj rinie.
Liria po e pushton plotësisht ndërgjegjen e rinisë sot në Shqipëri.
Kjo tani eshtë e qartë, se do të sjellë shumë shpejt
epokën e qytetërimit perëndimor, gjithë po në funksion të drejtimit politik të Republikës së Shqipërisë.

Spartak Ngjela
Tiranë më:
11 qershor 2026

spot_img

Latest articles

Related articles