“Sali Berishës iu hoq non grata”.
Lajmin e dha Nard Ndoka në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Sapo më erdhi lajmi. Sali Berishës iu hoq “non grata”. Ky është një lajm i mirë për opozitën në tërësi dhe për çlirimin tonë”, tha Ndoka.
Sipas kreut të PDK-së, “opozita tashmë çlirohet nga ajo pengesë jo e vogël dhe raporti që do të ketë me këtë protestë qytetare do të ndryshojë”.
“Kjo protestë e dha frutin e vet. Pra, zotit Berisha iu hoq “non grata” zyrtarisht. Unë them që ky është një lajm i mirë edhe për opozitën në tërësi, edhe për çlirimin tonë sepse ka qenë një lloj pengese. Duhet ta pranojmë këtë. Pra, nëqoftëse kemi pasur një opozitë amorfe, që nuk e kishte dinjitetin, mundësinë për të kundërshtuar edhe faktorin ndërkombëtar haptas, ka qenë kjo pengesë”, shtoi më tej Nard Ndoka.



