Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në rrugën “Dervish Luzha”, në zonën e Paskuqanit në Kamëz, ku viktimë ka mbetur i riu, Ardian Baloshi.
Ky është 39-vjeçari Sadik Llanaj i cili pas një konfliktit për motive të dobëta, qëlloi nga makina e tij me armë zjarri 27-vjeçarin Ardian Baloshi.
Ky i fundit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, por ka humbur jetën rrugës.



