Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka sulmuar dhe akuzuar protestuesit që kundërshtojnë projektin për investimin në Zvërnec.
“Mercenarët e #Soros e kanë me familjen #Trump, se për flamingot as u kërcet fare.
Flamingot, florën dhe faunën e asaj zone e asgjëson Aeroporti i Vlorës, por ja që si #Europeangreens dhe Soros Albania nuk ua ndjen fare për mjedisin dhe zogjtë shtegtarë 🦩
Vetë bashkëshorti i ministres së besuar të Ramës është një organizator i protestës. Përdorimi dhe instrumentalizimi i të tjerëve është kamuflazhi i Ramës, i cili qëndron vetë pas organizimeve të tilla.
Ka mbi 13 vjet që me Edi Ramën në pushtet të Drejtat e Njeriut në Shqipëri dhunohen sistematikisht. U vra një i mitur si Ardit Gjoklaj, por Komiteti Sorosian i Helsinkit në Shqipëri nuk u ndje. U vra Klodian Rasha e #KSHH s’nxorri zë.
U rrëmbye ish Presidenti i Republikës dhe s’hapën gojë. Janë bërë batërdi mbi këtë popull për 13 vjet rresht, por KSH i Helsinkit nuk është ndjerë.
Tani që Soros sulmon Presidentin Trump dhe dhëndrin e tij Jared Kushner, edhe mercenarët u bënë të ndjeshëm për zogjtë” shkruan ai.



