Dash Sula i bie me dorë tavolinës dhe u bën thirrje inspektorëve: Jeni fytyra e qeverisë

spot_img
Advertisements

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, duket se e ka marrë me shumë seriozitet detyrën e re që i ka besuar kryeministri Edi Rama, pasi gjatë një takimi me inspektorët rajonalë në Durrës, u ka kërkuar këtyre të fundit seriozitet të shtuar në punë.

Sula ka thënë se gjithkush që nuk bën punën e tij duhet të largohet nga detyra si inspektor, pasi sipas tij, ata janë fytyra e qeverisë.

Më tej, Kryeinspektori i Përgjithshëm ka deklaruar se vetëm kryeministri Rama dhe qeveria e tij nuk japin llogari dhe se ai kontrollon punën e tyre, për të parë nëse e kanë bërë mirë.

Sula: Nuk mund t’i bësh të gjitha: edhe inspektor, edhe politikan, edhe kryeinspektor, edhe hajdut, edhe gangster, edhe imoral. Jo. Ose përmbush detyrën, ose shko në privat dhe bëj punën tënde, se është puna jote. Por ne këtu jemi fytyra e qeverisë. E kam thënë dhe e përsëris prapë: kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë nuk i kontrollon njeri; ai më kontrollon mua dhe qeverinë, unë ata poshtë me radhë.

Por ama, kryeministri dhe qeveria kontrollohen një herë në 4 vjet, nga vota e qytetarëve. Nëse jemi fytyra e mirë dhe korrekte, atëherë kemi bërë punë të mirë. Nëse nuk e kemi bërë detyrën, do të kërkohet përgjegjësi, kush është ai inspektori Dashnor Sula? Do të thonë, një hajdut? Natyrisht, qytetari do të jetë i lirë te vota. Pra, janë gjëra të lidhura.

spot_img

Latest articles

Related articles