Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e bankës mesditën e sotme në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ku një person i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.
Autori i ka marrë një klienti të bankës një shumë parash (10 deri 15 mijë paund) që ai po depozitonte.
Më herët redaksia raportoi se një person me scooter elektrik, i veshur me të zeza dhe me çantë të zezë dyshohet se është futur te banka dhe ka grabitur paratë.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.



