Pse do të shkoj sot në Protestë? – nga Indrit Vokshi

spot_img
Advertisements

Nga Indrit Vokshi

Si tallje me ata që thonë e organizon Greqia. Si super-tallje me ata që thonë e organizon vetë Edi Rama dhe, ne të tjerët jemi naivët që biem në kurth. Pra të zgjuarit e të mençurit po na paralajmërojnë, mos shkoni se e organizon Greqia, të zgjuarit e tjerë po thonë e organizon vetë Rama, ne të tjerët jemi naivët. Do të shkoj nën batutën e Fadil Hasës “Jom agjent i shërbimeve sekrete të Sukthit” dhe batutës tjetër “As vetë se paskam dit sa agjent i rrezikshëm paskam qenë”.

E para, duhet shkuar sepse ia vunë telat me gjemba pa dalë projekt. E dyta se u tërhoq zvarrë shqiptari; sado Edi Rama thotë e bëri policia private, ne e dimë se policia private e bën atë veprim sepse e di se shtetit i pëlqen, pasi kjo është fryma e shtetit. Ta dijë policia private se Edi Ramës nuk i pëlqen tërheqja zvarrë, as guxon ta mendojë tërheqjen zvarrë.

E dyta sepse ka dyshime të forta për vjedhje prone, zaptim, tjetërsim dhe marrje të pronës padrejtësisht. Dhe shteti nuk e zgjidh. Duhen qartësuar, si Zvërneci, si Rrjolli, si secili investim. Ku është problemi? Nëse dikush të pasurohet me vjedhje apo me zaptim apo me pronësim padrejtësisht duke përdorur shtetin, ka shaktërruar konkurencën ekonomike. Ti i lejon ata të pasurohen me shtet, pastaj ankohesh si u polarizua shoqëria, si dolën këta klientelë dhe Bosë të Republikës. Kështu pra bëhen bosë, duke zaptuar me shtet e padrejtësisht. Dhe pasi bëhen bosë ta ndikojnë shtetin, politikën, median, madje edhe futbollin.

SPAK duhet ta hetojë pronësinë si janë përfituar tokat aty dhe pak më tej, apo rreth e rrotull, sepse do të shohim çudira. Ta hetojë edhe me koston e shpalljes nga Edi Rama “prokurori agjenturë e huaj”. Dhe shpalljes nga Sali Berisha si prokurori e krimit; sepse ky i fundit po sillej si Ardit Bido, po mbështeste investimet madhore nën ketë qeveri. U harrua krejt se jetojmë në narkoshtet. Po na sjell narkoshteti kaq investime të huaja prestigjoze?

Të hetohet sepse do të shohim perla.

spot_img

Latest articles

Related articles