Ndahet nga jeta babai i Ilir Metës, ish-presidenti kërkon leje për varrimin

spot_img
Advertisements

të Republikës, Ilir Meta, është ndarë nga jeta këtë të hënë në moshën 83-vjeçare.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka konfirmuar edhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, teksa po hynte në SPAK, në kuadër të respektimit të masës së sigurisë.

Mediat raportojnë se Ilir Meta ka kërkuar leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Kjo kërkesë është pranuar nga SPAK, ndërsa pritet miratimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që ish-presidenti të marrë pjesë në lamtumirën e babait të tij.

Po ashtu, bëhet me dije se Rexhep Meta do të varroset në qytetin e tij të lindjes, në Skrapar. Ende nuk janë bërë publike arsyet e ndarjes nga jeta të Rexhep Metës.

Kujtojmë se ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në qeli që nga 21 tetori 2024, kur u arrestua nga agjentët e BKH-së me urdhër të firmosur nga GJKKO, pas kërkesës së SPAK

spot_img

Latest articles

Related articles