PSG është kampione e Europës. Për të dytin vit radhazi, francezët fituan finalen e Champions League.
Ndryshe nga një vit më parë, kur shkatërruan Interin 5-0, këtë herë parisienët ia dolën vetëm pas gjuajtjes së penalltive.
90 minutat e kohës së rregullt dhe shtesat përfunduan në barazim 1-1.
Kai Havertz kaloi anglezët në epërsi në fillim të lojës, por në pjesën e dytë francezit barazuan me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Ousmane Dembele.
Nga pika e bardhë, për PSG gaboi vetëm Mendez, ndërsa për “Topçinjtë” Eze dhe Gabriel.



