Kuvendi Kombëtar i Ripërtëritjes| Tritan Shehu: Berisha do luftojë korrupsionin

spot_img
Advertisements


Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, u shpreh për Syri TV se Kuvendi Kombëtar i PD-së vjen në një moment vendimtar për vendin, duke e cilësuar atë si një pikë kthese politike në përballjen me atë që ai e konsideron si “regjim” që po e çon Shqipërinë në përkeqësim të vazhdueshëm.

Sipas tij, ky Kuvend synon të përcaktojë qartë linjat e reja politike të opozitës, në një fazë që ai e përshkruan si të domosdoshme për ndryshimin e madh që i nevojitet vendit.

Shehu thekson se bëhet fjalë për një proces të thellë rritjeje, konsolidimi dhe zgjerimi të Partisë Demokratike, ku prioritet mbeten integrimi europian, lufta kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore.

spot_img

Latest articles

Related articles