Kush janë tre ish-shefat e Policisë të lidhur me trafikantët e jugut?! SPAK i zbuloi nga bisedat sekrete në “SKY ECC”

spot_img
Advertisements

Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj janë tre ish-punonjësit e Policisë së Shtetit të cilët janë marrë zyrtarisht të pandehur dhe janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme, si persona të dyshuar të lidhur me grupet kriminale të jugut.

Këta tre ish-policë janë arrestuar një vit më parë nga zbërthimi i komunikimeve sekrete në platformën “SKY ECC”, dhe në kohën kur janë akuzuar zyrtarisht, kanë qenë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

Konkretisht: Shkëlzen Ruska, ka qenë shef i Krimeve në Komisariatin e Himarës, Ervis Alisinanaj, shef i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës dhe Erdit Hazizaj, për disa vite drejtues i seksioneve të ndryshme në Policinë e Shtetit dhe së fundmi specialit për Hetimin e Krimeve.

Erdit Hazizaj në vitin 2023 ai kandidoi për kryetar bashkie në Roskovec nën siglën e Partisë Demokratike, por nuk arriti të siguronte rezultat fitues përballë kandidates “veterane” të Partisë Socialiste, Majlinda Bufi.

Faktet penale ndaj tre ish-drejtuesve të Policisë

Nga hetimet e kryera rezulton se gjatë viteve 2019-2021, në zonën e Sarandës ka vepruar një grup i strukturuar kriminal i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike. Drejtuesi dhe organizatorët e këtij grupi dyshohet se janë shtetasit nën hetim, Kristo Qirici alias Jetmir Hoxhaj, alias Jetmir Qirici dhe Eldian Allushi (alias K.A).

Anëtarët e këtij grupi kishin detyra të përcaktuara për sigurimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë.

Hetimet kanë dokumentuar rastin e trafikimit, më 7.3.2020 përmes pikës së kalimit kufitar në Qafë Botë, të një sasie prej 1144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar, 4.068 kg cannabis të përpunuar (çokollatë) dhe 0.916 kg cannabis i përpunuar (vaj), me vlerë rreth 1.700.000 euro. Kjo sasi u është sekuestruar dy shtetasve italianë të dënuar në Greqi.

spot_img

Latest articles

Related articles