Rama gati për luftë, tender 712 milion lekë për të rregulluar bunkerin poshtë kryeministrië

spot_img
Advertisements

Ashtu, si tek romani “Piramida” i Ismail Kadaresë, udhëheqësit tanë ndërtojnë pa fund ndërtesën e tyre të pushtetit të përjetshëm. Nuk u dhimbsen nënshtetasit që vuajnë nga regjimi, por gërrmojnë monumentin e tyre. Puna e fundit është një tender i zhvilluar nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, me vlerë 712 milionë lekë për rikonstruksionin e bodrumit të Këshillit të Ministrave.

Qysh në shtator 2013, kur hyri në selinë e Kryeministrisë, Edi Rama vazhdon rikonstruksionin e zyrave.

Në një set fotografish të ekspozuara nga kryetari i qeverisë, në 2013, tregohej amortizimi dhe lënia pas dore e ambienteve të ndryshme, si zyra, salla të pritjes, salla konferencash etj.

Ndërkaq fotot flisnin edhe për një ndërhyrje tashmë konkrete për rikonstruksion të këtyre hapësirave.
E para që i është nënshtruar ndërhyrjes, është salla e mbledhjeve të qeverisë, e cila, sic e tregojnë dhe pamjet, ka pësuar thuajse një tjetërsim.

Në fakt, Edi Rama e ka trashëgimi familjare të lërë gjurmë në këtë godinë. Në krahun e djthtë të fasadës është një basoreliev që u vendos aty në kohën e Enver Hoxhës. Autori ishte babai i Edi Ramës, skulptor dhe sekretar i Presidiumit të Kuvendit, Kristaq Rama.

Tashmë i erdhi radha Ramës së ri të bënte ndryshime. E vetmja punë me vlerë në atë kohë, ishte shembja e murit rrethues.

Ndërsa këto ditë, në vijim të transfomimit të Kryministrisë, Dritan Agolli ka ndarë një shumë mbi 712 milionë lekë për të rehabilituar sërish bodrumin e Këshillit të Ministrave.

Tenderi klasifikohet në kuadër të “investimeve për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë”. Nuk është ndonjë projekt turistik apo park fotovoltaik, që janë në modë, por është bodrumi në godinën e Këshillit të Ministrave.

A mund të jetë ky tender një përgatitje për Luftën e Tretë Botërore? Kryeministri mund të ketë informacione dhe po i del të keqes përpara.
Objekti i tenderit është “rikonstruksioni i hapësirës teknike në bodrumin e Kryeministrisë”.

Sipas preventivit të punimeve, bodrumi do të përforcohet me hekur dhe beton përpara se të kryhen instalime për gjithcka.

spot_img

Latest articles

Related articles