“Ka më shumë makina luksoze në Tiranë se në Texas” – influenceri amerikan habitet

spot_img
Advertisements

Taylor Thomas, influencer, ndau me shikuesit e MCN TV eksperiencën e jetës në Tiranë. Ai rrëfeu momentet e para të zhvendosjes nga Teksasi në Tiranë, përballjen me kulturën dhe mënyrën e jetesës së shqiptarëve dhe vendimin për të qëndruar.

Vij nga Teksas dhe kam më shumë se dy vjet që jetoj në Shqipëri. Erdha për 2-3 muaj dhe u bënë dy vjet, nuk kam ikur ende. Kam ikur nga SHBA disa herë. P.sh për herë të parë kur bëra ushtrinë në Kore. Që aty lindi pasioni im për të parë vende të ndryshme.

Në fillim e pashë si një vend ku nuk me duhej viza. Pra, ishte diçka interesante para se të zhvendosesha në Spanjë. Zgjodha Tiranën si kryeqytet.

Nëse jeton në një qytet ku vetëm lëviz me makinë, nuk e provon përvojën. Tirana është një qytet që mund ta bësh me këmbë dhe për këtë mund të përjetosh disa gjëra njëherësh. Nuk të duhet të marrësh makinë kur shkon diku. Është qytet shumë i vogël në krahasim me Dallasin, qytetin tim.

Këtu më pëlqen rrjeti që ju keni. Ka një sens të fortë komuniteti. Miqtë dhe familja kujdesen për ty nëse dikush ka fëmijë, e gjithë familja kujdeset për ta. Edhe ne jemi shumë mikpritës, por këtu është në një nivel tjetër.

Shumë media e tregojnë Shqipërinë si një vend të pasigurt. Unë po u tregoj të gjithëve që nuk është kështu. Të gjithë të huajt po njohin këtë anë të Shqipërisë.

Amerikanët janë shumë kuriozë për Shqipërinë. Marr mesazhe shpesh a është e sigurt, si është arsimi, sa është kostoja e jetesës.

Bëra kërkimet e mia para se të vija këtu. Ajo që gjeta këtu i tejkaloi pritshmëritë e mia.

Gjëja që më ka suprprizuar më shumë ishin makinat luksoze. Unë vij nga një qytet biznesi por Tirana kishte më shumë makina luksoze se atje. Por edhe sa do ta doja këtë vend më pas rezultoi surprizë.

spot_img

Latest articles

Related articles