Letrat Europiane të Edi Ramës! – Redaksionale

spot_img
Advertisements

🔴Sundimtarët shqiptarë janë mjeshtra të rrenës. Më e rënda është se kanë gjetur një popull që ushqehet me gënjeshtra.
Llagapi “integrimi europian” është i barabartë me realizimin e komunizmit të vërtetë në Shqipëri. Enver Hoxha i ushqeu për 45 me lug bosh pasardhësit e pellazgëve, ilirëve dhe Skënderbeut.

Matrioshkat e Ramizalisë Saliu, Fatosi, Ilir e Edi e zhdepën këtë popull heroik me “Shqipërinë si Gjithë Evropa”. Tingëllon bukur. Veçse në 36 vite asgjë europiane nuk kanë bërë. As arsimin europian, as shëndetësinë europiane, as policinë europiane, as drejtësinë europiane, as tregun europian, as bujqësinë europiane, etj. Edhe vjedhjen nuk e kanë europiane. E kanë me euro por jo europiane.
Për 14 vite Edi Rama e ka trajtuar Integrimit Europian si bërjen e “një palë letrave” për tu martuar me një plakë gjermane, franceze apo italiane sepse do marrim “pasaportën europiane”. Në Estoni tha edhe një gjë shumë të rëndë që kaloi pa vëmendje sepse askush nuk i dëgjon më fjalët e tij. Tha që BE nuk mund të na ndryshojë neve si të jetojmë. Dmth ne jetojmë me Belën, Linda, Gysin e shokët e tyre biznesmenë pse të ndryshojmë ne, ne duam vetëm “letrat europiane”.

spot_img

Latest articles

Related articles