Lita: 1 mijë mafiozë lëvizin lirshëm në territorin shqiptar, Italia i përgjon shqipfolësit

spot_img
Advertisements

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Lavdrim Lita komentoi aksionin e përbashkët të autoriteteve italiane dhe SPAK-ut për goditjen e një grupi kriminal italo-shqiptar. Ai solli në studio një sërë deklaratash të forta teksa u shpreh se në territorin shqiptar mund të jenë 1 mijë mafiozë të cilët sipas tij lëvizin lirshëm dhe shpesh fshihen pas aktiviteteve të ligjshme si restorante, shërbime, kuzhinë apo sektorë të ndryshëm ekonomikë.

“Se ke 1.000 mafiozë që janë në territorin shqiptar. Po që hyjnë e dalin. Ke nga restorantet, nga shefa kuzhine, nga bankierë, nga shërbime real estate. Ka këtu. Kjo është marrëveshja që ka politika italiane me politikën shqiptare, që kanë kokat e politikës. Është marrëveshje mes politikës, sepse këto janë disa tema që nuk thuhen kurrë. Këtu mbrohen. Në kemi pasur nja dy raste ku killerat italianë…”, tha ai.

Ai tregoi dhe mënyrën se si funksionojnë mekanizmat e ndjekjes dhe përgjimit të krimit të organizuar në Itali, duke përmendur sisteme të avancuara teknologjike të përdorura nga autoritetet italiane për identifikimin dhe analizimin e komunikimeve kriminale.

“Policia italiane, karabinieria italiane ka kontroll të plotë të paktën ndaj shqipfolësve, apo atyre që flasin italisht, sepse kanë krijuar një softuer prej rreth 15 vitesh, nga fondacioni “Ugo Bordoni”, që quhet sistemi IDEM. Dhe çdo njeri që flet në telefon apo komunikon me zë nga Shqipëria apo në Itali identifikohet në mënyrë automatike. Ka një databazë të posaçme, quhet sistemi IDEM (i njëjtë nga latinishtja). Po, e kanë edhe për arabët, pra për ata që flasin gjuhën arabe për shkak të terrorizmit, por për shqiptarët e kanë shumë të thjeshtë. Këto përgjime që bëjnë ata janë ambientale. Nuk është se shkojnë dhe vendosin mikrofon poshtë; ata e aktivizojnë telefonin dhe ai bëhet përgjues. Telefoni këtu futet një trojan, infektohet. Infektohet dhe nga “vivavoçe” thith të gjithë ambientin dhe e transmeton në një server. Pra përgjohet”, tha Lita.

Në deklarimet e tij, gazetari u ndal edhe te dinamika e trafikut të drogës dhe roli i shtetasve shqiptarë në këtë zinxhir, duke theksuar se shpesh ata përdoren si hallka të ekspozuara dhe të sakrifikueshme në momentet e goditjeve policore në Itali, ndërsa strukturat më të larta kriminale mbeten të padukshme. Ai solli në vëmendje edhe statistika mbi numrin e të burgosurve shqiptarë në Itali, duke e lidhur këtë me mënyrën se si funksionojnë rrjetet e trafikut dhe me mënyrën e ndarjes së rolit brenda organizatave kriminale ndërkombëtare.

“Mafia e Italisë së jugut i përdor shqiptarët në të shumtën e rasteve për statistikë. I “shet” te policia, i “shet” te antimafia, i “shet” te karabinieria, në nivele të ndryshme, sepse ata duhet të kenë edhe statistikat e suksesit. Në territor, për shembull në Barleta, kapëm një grup prej 15 vetash. Dhe normalisht shqiptarët janë ata që e bëjnë burgun tamam në Itali, kurse italianët edhe s’e bëjnë ndonjëherë. Dhe e dini sa të burgosur shqiptarë ka në Itali? Ne jemi në vendin e tretë, kemi qenë në vendin e dytë, tani kemi zbritur. Kemi pasur 2.992, këtë vit për shkak të amnistive dhe lirimeve kemi rreth 2.000 veta. Dhe mbi 50% janë për trafik droge. Kjo do të thotë që jo se nuk janë të suksesshëm, por kapen sepse “shiten”. Shiten: do kemi 10 veta, do i shesim nga ushtarët tanë, pesë italianë, pesë shqiptarë. Ju japin informacion, i keni në këtë vend, do bëhet kapja e kokainës. Nga Amerika Latine nuk vijnë 28 kg por 10 tonë. Kur kapet shqiptari me 20 kg, 10 kg, 5 kg, 2 kg, 3 kg, është për të fshehur atë pjesën tjetër. Është shitur ajo pjesa tjetër, por shqiptari bëhet lajm: u kap shqiptari me 5 kg. Por nuk thuhet që janë kapur tonelatat. Nuk kapin kurrë tonelatat ata”, tha ai.

spot_img

Latest articles

Related articles