Diva shqiptare Ermonela Jaho vlerësohet me titullin prestigjioz në Francë

spot_img
Advertisements

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është vlerësuar në Francë me titullin prestigjioz “Kalorëse e Arteve dhe Letërsisë” (“Chevalier des Arts et des Lettres”), një nga dekoratat më të rëndësishme franceze në fushën e kulturës dhe artit.

Në një mesazh emocionues pas ceremonisë, Jaho u shpreh se marrja e këtij titulli përbën për të “një emocion të jashtëzakonshëm dhe një nder shumë të dashur për zemrën”, duke theksuar se Franca përfaqëson dashurinë për artin, kulturën dhe të vërtetën njerëzore.

Artistja falënderoi të gjithë njerëzit që kanë shoqëruar rrugëtimin e saj artistik, veçanërisht agjenten e saj prej shumë vitesh Dominique Riber për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, si edhe Jean-Philippe Thiellay për pasionin dhe angazhimin ndaj operës.

“Nuk mund të imagjinoja një vend më të bukur për këtë ceremoni sesa e rrethuar nga miq të sinqertë, dashamirës të artit dhe një publik që i ka dhënë kuptim të gjitha sakrificave të jetës së një artisti”, shkroi Jaho.

spot_img

Latest articles

Related articles